Këshilli i NATO-s merr vendim unanim për ushtrinë e Kosovës

461
Një zyrtar i lartë i NATO-s i ka deklaruar gazetës “Zëri” se propozimet e fundit për ushtrinë janë të padobishme dhe, sipas tyre, i mbetet Këshillit të Aleancës Veriatlantike që të marrë një vendim unanim politik rreth mënyrës së bashkëpunimit të mëtejshëm me FSK-në
Ndërrimi i misionit të FSK-së pa ndryshimet e nevojshme kushtetuese nuk do t’i kontribuojë paqes dhe situatës së sigurisë në rajon, e cila ka shënuar progres viteve të fundit përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Kështu ka thënë një zyrtar i lartë i NATO-s për gazetën “Zëri”, duke folur rreth propozimit të presidentit Thaçi që FSK-ja të shndërrohet në ushtri pa ndërruar Kushtetutën.

Sipas po këtij zyrtari, NATO-ja është e interesuar që ta vazhdojë bashkëpunimin dhe ndihmën ndaj FSK-së, mirëpo nëse propozimi i presidentit Thaçi do të vazhdojë përpara, atëherë ata do ta rishikojnë nivelin e përkushtimit të tyre. E në Kosovë ish-ushtarakët, tani deputetë në Kuvendin e Kosovës, vlerësojnë se për të mirën e Republikës çdo hap në drejtim të transformimit të FSK-së të jetë në bashkëveprim me partnerët strategjikë. Ndërkohë, presidenti Thaçi, si nismëtar i këtij procesi, nuk ka lëshuar pe nga iniciativa e tij. Ai dje ka falënderuar të gjitha komunitetet e tjera joserbe për përkrahjen rreth Ligjit për FSK-në. “Deputetët dhe përfaqësuesit të komunitetit turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptian dhe malazez, të gjithë mbështetin Ligjin për FSK-në. Faleminderit!”, ka shkruar presidenti Thaçi në “Twitter”./zeri
Sigal