Tërmet i fuqishëm në Turqi, sa ishte magnituda

76
Sigal

Një tërmet me magnitudë 5 i shkallës Rihter është regjistruar në provincën e Konyas në Turqinë qendrore. Lajmi u konfirmua nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit (AFAD).

Sipas sizmologëve, epiqendra e tërmetit ka qenë në rajonin e Selçuklusë. Nga ana tjetër, sizmologët në Observatorin Kandilli vlerësuan magnitudën 5.1 të shkallës Rihter.

Banorët e Konias janë alarmuar dhe kanë dalë në rrugë, por sipas raportimeve të para nuk ka dëme serioze.