Bayerni, 29 milionë euro larg marrëveshjes me Tottenhamin për Kane

52
Sigal

Bayern Munichi raportohet se është ende larg një marrëveshjeje me Tottenham Hotspur për transferimin e Harry Kane, pavarësisht se kohëve të fundit ka pasur përparime në bisedimet mes klubeve.

Drejtuesit e klubit gjerman udhëtuan dje drejt Londrës për të vazhduar negociatat me Daniel Levyn për kompletimin e transferimit të sulmuesit anglez.

Edhe pse është bërë përparim, klubet janë ende rreth 29 milionë euro larg në vlerësimin e tyre për Kane.

Klubi londinez gjithashtu dëshiron të vendosë një klauzolë rikthimi që do të thotë se ata mund ta kthejnë 30-vjeçarin në klub në të ardhmen.

Tottenhami besohet se po kërkon mbi 100 milionë euro për të lejuar larimin e kapitenit të tyre.

Pasi të arrihet një marrëveshje mes klubeve për çmimin, atëherë transferimi besohet se do të kompletohej menjëherë.