Tërhoqi qenin zvarrë me makinë, arrestohet shqiptari në Greqi

103
Sigal

Një 64-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi tërhoqi me zinxhir një qen, teksa po lëvizte me makinë në Patra në Greqi.

Sipas mediave greke, ai vetë mbante zinxhirin nga dritarja e mjetit, duke tërhequr qenin, për pasojë ky i fundit u plagos në këmbë.

Kalimtarët kanë lajmëruar Policinë dhe menjëherë ka pasur mobilizim. Policia arriti ta lokalizojë dhe arrestojë.

Qeni u mor nga një vullnetar për t’u ekzaminuar nga një veteriner dhe për t’u trajtuar për plagët e tij.