135 viktima nga COVID-19, shifra më e ulët në gjashtë javë në Francë

280
Sigal

Pas Italisë është Franca që, jep një sinjal pozitiv në luftën ndaj COVID-19, ndërsa në 24 orët e fundit ka regjistruar 135 viktima.

Kjo është shifra më e ulët që shënon Franca në 6 javët e fundit, saktësisht prej 22 marsit teksa totali shkon në rreth 25 mijë të vdekur nga koronavirusi.

Ndërkohë për të 25-tën ditë radhazi ka rënie të pacientëve në terapi intensive në 3827 si dhe të atyre në spitale 25,827.

Franca për një javë shkon në një rihapje graduale dhe për të këto shifra janë pozitive duke kujtuar se në këtë periudhë një muaj më parë shënoi mbi një mijë viktima në një ditë.