Të shtëna me armë në SHBA, 8 të vdekur (VIDEO)

272
Sigal

8 persona kanë humbur jetën pas disa të shtënave me armë zjarri në SHBA. Disa njerëz janë qëlluar me armë në një strukturë të FedEx në Indianapolis në Shtetet e Bashkuara dhe i dyshuari ka vrarë veten, ka njoftuar policia.

Zëdhënësja e policisë e Indianapolis, Genae Cook u tha gazetarëve se kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes të enjten vonë, oficerët panë të shtëna në një objekt, një vend i FedEx në Mirabel Road, Indianapolis. Objekti ndodhet afër aeroportit ndërkombëtar.

“Kemi shumë njerëz të lënduar nga të shtënat”, ka thënë Cook, duke shtuar se kishte të tjerë që ishin transportuar në spitale të ndryshme në të gjithë zonën.

Ajo shtoi se personi i armatosur ka vdekur. Një dëshmitar i cili tha se ai punon në këtë objekt i tha WISH-TV se ai pa një burrë me një armë pasi dëgjoi disa të shtëna.

“Unë pashë një burrë me një pushkë automatike dhe ai po qëllonte gjithandej”, ka thënë Jeremiah Miller.