Sulm me armë në SHBA, 5 të vde.kur dhe 6 të plagosur. Mes viktimave dhe agresorja

136
Sigal

Të paktën pesë persona janë vrarë gjatë të shtënave me armë në Louisville të SHBA-ve, ndërkohë gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se mes të plagosurve është dhe një oficer policie. Incidenti ndodhi në zonën qendrore të Louisville, afër stadiumit të bejsbollit Louisville Slugger Field dhe pak më larg nga Qendra Ndërkombëtare e Konventave në Kentaki dhe Qendra Muhammad Ali.

Në një konferencë për shtyp, Policia e Louisville tha se u përballën me të shtëna me armë, ndërsa oficerët u kundërpërgjigjen, ndërsa mes viktimave është dhe agresorja.

“Ju lutemi lutuni për të gjitha familjet e prekura dhe për qytetin e Louisville,” tha në Twitter, Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear.