Temperaturat rekord në Europë / Nëntori më i nxehtë në botë

197
Sigal

Nëntori që lamë pas është konsideruar si nëntori më i nxehtë në të gjithë botën, me temperatura ndjeshëm më të larta krahasuar me vjeshtën e viteve të mëparshme.

Ka qenë shërbimi i Monitorimit Satelitor të BE-së i cili ka konstatuar këtë lajm, ku theksohet se nëntori i këtij viti ishte muaji më i nxehtë në historinë e Europës.

Temperaturat globale ishin 0.8 gradë celsius më të ngrohta se nëntori tipik nga 1981-2010 dhe në Europë ato ishin 2.2 gradë celsius më të larta.

Europa Veriore dhe Siberia panë një mot veçanërisht të pazakontë, me Norvegjinë që regjistroi nëntorin e saj më të nxehtë që nga viti 1900 dhe Suedinë e Finlandën që gjithashtu thyen rekorde.

“Këto të dhëna janë në përputhje me trendin afatgjatë të ngrohjes globale”, theksoi drejtori i C3S ((Institucion i BE-së për ndryshimin klimatik) Carlo Buontempo.