Spanjë/ Bëhet i detyrueshëm përdorimi i maskave

265
Sigal

Spanja ka marrë vendimin për përdorimin e maskave në ambientet ku nuk është e mundur të respektohet distanca shoqërore.

Njerëzit në Spanjë tani do tu kërkohet të përdorin maska për fytyrën në hapësirat publike kur nuk mund të sigurohet një distancë minimale prej dy metrash, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në një dekret.

Rregulli vlen për të gjithë personat mbi moshën gjashtë vjeç, si në hapësirat e brendshme dhe ato të jashtme.

“Çdo lloj maske” lejohet për aq kohë sa mbulon hundën dhe gojën, megjithëse ministria rekomandoi maska higjenike dhe kirurgjike”.

Urdhri i urgjencës: Kryeministri Spanjoll Pedro Sanchez dhe ministrat e tjerë të qeverisë do të takohen sot për të diskutuar mbi zgjatjen e gjendjes kombëtare të jashtëzakonshme për dy javë.

Gjendja e jashtëzakonshme, me kufizime të rrepta të lëvizjes, filloi me 14 Mars dhe deri më tani është zgjatur katër herë, për gjithsej 10 javë.

Ajo me sa duket ka ndihmuar në frenimin e virusit pasi rastet në Spanjë kanë filluar të ulen ndjeshëm.