Vasili: Këta janë përgjegjësit për prishjen e Teatrit Kombëtar, i hapën rrugë aferës korruptive

432
Sigal

Përmes një deklarate për mediat, zv.kryetari i LSI, Petrit Vasili, e cilësoi prishjen e Teatrit Kombëtar një aferë, e cila, sic tha ai, provon rrënimin total të shtetit ligjor, “rrënimin e drejtësisë shqiptare, shuajtjen e çdo iluzioni të shqiptarëve tek shteti ligjor të cilin kishte detyrim të ngrinte kjo qeveri e cila përkundrazi e rrënoi”.

Ai publikoi edhe një listë të gjithë personave që i quan përgjegjës për prishjen e Teatrit Kombëtar. Vasili thotë se, ata “kanë shkelur dhe dhunuar ligjin me ndërgjegje të plotë në funksion të aferës kriminale, korruptive, hajdutërore dhe çbërjes së zemrës së Tiranës nga kryeministri”.

DEKLARATA E PLOTË

Të nderuar qytetare dhe qytetarë!

Shembja e Teatrit Kombëtar dhe paligjshmëria, dhuna ndaj ligjit, ndaj Kushtetutës dhe çdo norme që e shoqëroi, sigurisht e ka vën Shqipërinë në udhëkryqin më të rëndë, me të cilin ajo është ndodhur ndonjëherë.
Sot Ramët, Veliajt dhe Ballët me kompani, tani së fundmi dhe Balla, arkitekti Balla na shpjeguan që teatri ishte nje tallash, që ishte një objekt pavlerë e të tjera e të tjera. Jemi këtu që të themi të vërtetat e mëdha, të cilat Taulant Balla me urdhër të Edi Ramës, të vërteta të cilat kanë të bëjnë edhe me historinë e vetë PS-së. Si është e vërteta? Me VKM me numër 180 të vitit 2000 të qeverisë së drejtuar nga Kryeministri Meta në atë kohë, Këshilli i Ministrave ka bërë vendimin për të shpallur asambël dhe monument kulture të aksit kryesor të qendrës historike të Tiranës.
Harta shoqëruese e këtij vendimi është kjo hartë (Harta) të nderuar qytetarë dhe këtu të rrethuar me të verdhe me numër 32 është objekti i Teatrit Kombëtar të shembur nga vandalët Rama-Veliaj-Balla e të tjerë.

Me qenë se arkitekti Balla, arkitekti Rama dhe arkitekti Veliaj, 3 të pashkollë që po u tregojnë tallashin e Teatrit Kombëtar shqiptarëve po u them që Europa Nostra dhe komisionerja për kulturën në BE, Gabriel e njohin më së miri dhe e kanë konsideruar si monument të rrezikuar që duhet mbrojtur dhe kanë kerkuar të mos merret kurrë një vendim i tillë i pakthyeshëm, si ky vendim, më i poshtri që mund të jetë marrë ndonjëherë. Po a ka një shqiptar që mendon se ka të drejtë arkitekti Taulant Balla dhe nuk ka Europa Nostra, ku ekzistojnë figura të shkëlqyera të artit, personalitete politike. Po a ka ndonjë shqiptar që beson Taulant Ballën, Toyota Yaris dhe nuk beson komisionerin e Bashkimit Europian Gabriel? Nuk ka asnjë shqiptar të tillë të nderuar qytetarë. Megjithatë në fund të fundit, fillim-mbarim kjo është një aferë e cila provon rrënimin total të shtetit ligjor, rrënimin e drejtësisë shqiptare, shuajtjen e çdo iluzioni të shqiptarëve tek shteti ligjor të cilin kishte detyrim të ngrinte kjo qeveri e cila përkundrazi e rrënoi. Shqiptarët dinë shumë mirë se si u shemb pa ligj, se si nuk lëvizi gishtin për tu trajtuar çdo lloj ankim legjitim se si në mënyrë banditeske dhe hitleriane u ushtruan të gjitha veprimet.

Megjithatë të nderuar qytetarë, të gjithë përgjegjësitë kanë emër dhe mbiemër, pra çdo përgjegjësi ka emër dhe mbiemër, ka një listë përgjegjësish për këtë çështje, të cilët e kanë shkelur dhe dhunuar ligjin me ndërgjegje të plotë në funksion të aferës kriminale, korruptive, hajdutërore dhe çbërjes së zemrës së Tiranës nga kryeministri.

Kjo listë të nderuar qytetarë kryesohet nga Edi Rama, pasohet nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj dhe më tutje janë të gjithë anëtarët nominalë të këshillit bashkiak, është inspektorati i ndërtimit i cili shkatërroi dhe vuri fadromat mbi Teatrin Kombëtar, që nga drejtoresha dhe deri tek ata që kanë firmosur, është inspektorati i ndërtimit që ka bërë ekspertizën pa shkuar në vend, por i telekomanduar nga Edi Rama, pra një ekspertizë të falsifikuar, e më tej policia dhunuese, e cila me armë ka dhunuar artistët dhe ka lejuar e ka mbrojtur fillimin e shembjes, ndërkohë që njerëzit ishin brenda. Policia gjithashtu me dhunë, si në këto pamje që shikoni, ka vënë këpucën mbi fytyrën e qytetarit. Pra një këpucë e bërë pis, një këpucë e qelbur është vënë mbi fytyrën e qytetarit të thjeshtë, pa asnjë interes personal, por thjesht vunë zemrën për mbrojtjen e një objekti të trashëgimisë kulturore, që bashkë me shembjen e tij po tregon dhe shembjen e shtetit ligjor. Këta persona që shikoni ka emër dhe mbiemër, kanë edhe fytyrë, janë edhe të fotografuar, edhe të filmuar dhe asnjë ligj nuk iu ka lejuar që nga 15 njëherazi të hidhen me egërsi dhe tërbim mbi qytetarët. Ashtu sikurse gazeta austriake derStandard thotë si naziski. Por çfarë pandehin këta naziskinj, që nuk i njeh populli? Po i njohuím që të gjithë. I kemi evidentuar dhe po i evidentojmë me një kujdes të jashtëzakonshëm për të mos harruar asnjë detaj, asnjë emër, asnjë fytyrë cilado qoftë dhe për t’u përgjigjur deri më një.

Do të përgjigjen edhe të gjithë ata civilë të paidentifikuar që kanë ngritur grushtin dhe kanë bërë të fortin në mes të sheshit, sepse i mbron Edi Rama. Por edhe të gjithë ata policë mercenarë ngado që kanë ardhur, pasi ka informacione shumë të dyshimta dhe për këtë çështje, që nuk kanë numër identifikimi.Të gjithë ata janë mercenarë, kriminelë në duart e një krimineli. Për fat fytyrat e tyre janë të evidentuara, të fiksuara tashmë, ndaj kjo listë e plotë me emra dhe mbiemra dhe vënë në veprim nga kryeministri Edi Rama secili prej tyre mori përsipër këtë përgjegjësi të thyerjes së ligjit në emër të aferës mafioze, kriminale të Edi Ramës, atëhere le të marrin të gjithë përgjegjësi nga më i pari tek më i fundit.

Ka 0 mundësi që ti shpëtojnë kësaj përgjegjësie por këto 24 orë nuk do t iu ndodhë asgjë sepse janë akoma në pushtetin e Edi Ramës por të nesërmen e mrapa kjo është një përgjegjësi e hapur shumë e rëndë ligjore të cilës nuk i shmangesh dot dhe do japin përgjigje një për një, të gjithë qytetarët do të jenë atje dhe në protestën e sotme të orës 17:30 kemi evidentuar dhe të gjithë postblloqet e policisë që pengojnë qytetarë nga e gjithë Shqipëria që vijnë të protestojnë për këtë që ka ndodhur dhe njëherazi po iu them publikisht që akti normativ që ka lidhje me pandeminë dhe Covid19 ka rënë.

Këtë akt e rrëzoi me 17 Maj Edi Rama kur mijëra polic sup më sup u lëshuan tek teatri kombëtar.
Këta akt e ka rrëzuar kryetari i bashkisë së Tiranës që përqafon dhe puth të moshuarit të cilët duhet të ishin ata që duhet të izoloheshin më shumë se çdo njeri tjetër dhe u izoluan sipas aktit normativ e të tjera veprime me rradhë pra aktin normativ e kanë rrëzuar po vetë mijëra polic me 17 Maj dhe puthjet publike të kryetarit të bashkisë.

Pas kësaj akt normativ nuk ka më as nga pikëpamja shkencore as nga pikëpamja shtetërore.
Kushdo që vazhdon të mbrojë këtë akt normativ është thjeshtë dhe vetëm bashkëpunëtor në krim.
Drejtësisë shqiptare i bëj thirrje që nga SPAK-u e Prokurorisë së Përgjithshme të fillojnë përveç aferës së teatrit që është një aferë kriminale, të fillojnë hetimin dhe ndëshkimin për përhapjen dhe për ato që kanë bërë më pikërisht aktin e tyre normativ duke lejuar dy standartet një standart për vete më mijëra njerëz të grumbulluar që janë të gjithë horrat që do të sulmonin teatrin dhe një standart tjetër për qytetarët e thjeshtë të cilët nuk mund të lëvizin dhe nuk mund të marrin pjesë në protestë.

Praktikisht shteti ligjor ka rënë, të gjithë duan të shkulin çdo rrënjë dhe çdo identitet dhe do të jemi të gjithë së bashku në mbështetje të protestës së Aleancës për Teatrin pa bërë asnjë hap pas pasi një hap pas është gremina.

Asnjë shqiptar nuk do që të bjerë kurrë në këtë greminë që ka përgatitur Edi Rama ndaj dhe nuk mund të bëjmë qoftë dhe një hap të vetëm pas.
Ju faleminderit të gjithëve!