Kapet sasia rekord e drogës/ Në Uruguai sekuestrohen gjashtë ton kokainë

465
Sigal

Zyrtarët në Uruguai kanë informuar se kanë sekuestruar një sasi rekord në historinë e vendit, plot 6 ton kokainë. Autoritetet në shtetin amerikano – jugor thanë se kjo është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në historinë e vendit.

Oficerët detarë dhe doganorë kapën 4.4 ton drogë në portin Montevideo. Droga ishte fshehur në katër kontejnerë miell soje të destinuar për Lome, kryeqytetin e Togo. 1.5 ton të tjerë u gjetën më vonë në një fermë, thuhet në raportet lokale raporton BBC.

Nëse kjo drogë do të shitej në treg, tregtarët do të fitonin rreth 1.3 miliardë dollarë. Uruguai është një vend që po përdoret gjithmonë e më shumë si pikë tranziti për të transportuar sasi kokaine nga nga Amerika Latine në Afrikë dhe Evropë. Autoritetet më herët po në Montevideo kishin kapur 3 ton kokainë, ndërsa këtë herë kanë sekuestruar 4.4 ton vetëm në portin e vendit.