Spanja regjistron 229 viktima në 24 orët e fundit

288
Sigal

Në 24 orët e fundit në Spanjë kanë ndërruar jetë për shkak të COVID-19 229 persona.

Pesëmbëdhjetë më pak se një ditë më parë, duke shkuar në 26 299 numri total i vdekjeve. Ndërsa rastet e reja me koronavirus janë shtuar më 1.095, duke shkuar në total 222 857 persona.

Kryeministri Pedro Sanchez ka thënë se secili rajon do të lirojë masat në kohë të ndryshme, varësisht prej shkallës së infektimit.

Prej datës dy maj Spanja la filluar gradualisht lirimin e masave ndaj koronavirusit. Për herë të parë pas më shumë se dy muaj fëmijëve u lejohej të dilnin jashtë shëtitje me prindërit.

Në Spanjë, një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi, kanë menduar edhe për ndarje të bregdetit për grupmosha të caktuara.

Në rajonin e Galicisë, plazhi Silgar do të ndahet në pesë zona të ndryshme, ku në secilën do të krijohen 780 hapësira të ndara nga njëra tjetra me litar, në një distancë prej 1,5 metra.

Turistët do të duhet të qëndrojnë gjatë gjithë kohës brenda sipërfaqes prej nëntë metra katrorë. Ndërsa në plazh do të ketë dy hapësira, një për shëtitje dhe lojëra, dhe një tjetër për tualetet dhe dushet publike.