Situata nga COVID-19, Pojana: Qeveria propagandë e mashtrim me ndihmat për familjet në nevojë

268
Sigal

Shqipëria po përballet me një gjendje tejet të vështirë si pasojë e pandemisë së Covid-19 por dhe keqmenaxhimit të situatës nga institucionet përgjegjëse qeveritare!

Të nderuar qytetarë, është një lajm i vjetër e i ditur nga të gjithë se Edi Rama dhe qeveria e tij, kanë kalbëzuar çdo qelizë të shtetit, duke i kthyer institucionet publike në vatra korrupsioni dhe abuzimi me qëllim përfitimin personal, POR ‘rilindasit mavi’ nuk kanë konkurrent në të keqe, ata kanë manipuluar edhe bilancin e ndihmave për shtresat në nevojë.

Me dhjetëra herë i është kërkuar qeverisë të bëj publike dhe transparete listën e përfituesve dhe mënyrën se si ka operuar në përmbushjen e detyrimit për të ndihmuar qytetarët shqiptarë në nevojë, përgjatë periudhës se pandemisë por kanë heshtur paturpësisht.

Sipas medias të dhënat e siguruara tregojnë se ndihmat direkte të qeverisë për shtresat në nevojë gjatë pandemisë ishin dy herë më të vogla sesa pakot ushqimore të ofruara nga donacionet, ndërkohë, që dhjetëra familje u braktisën në kushtet e mbijetesës.

Edi Rama propagandon me të madhe se janë rreth 400.000 familje dhe individë që janë asistuar nga operacioni humanitar, ndërkohë Ministria e Mbrojtjes deklaron vetëm gjysmën e tyre, rreth 226.000 familje të cilat u ndihmuan me pako ushqimore dhe jo-ushqimore falas.

Por sipas të dhënave të mbledhura në të 12 qarqet e Shqipërisë, rezulton se janë rreth 173.000 paketa ushqimore të shpërndara falas në të gjithë vendin, ku pjesa kryesore e tyre është siguruar si donacione nga shoqatat dhe kompanitë e biznesit.

Të dhënat e siguruara tregojnë se ndihma direkte nga Rezervat e Shtetit zuri vetëm 12% të totalit të raportuar nga Ministria dhe rreth 11% të totalit të raportuar nga Bashkitë.

Në të dyja rastet, ndihma direkte e qeverisë është më pak se gjysma e pakove ushqimore të mbledhura nga donacionet.

Kryeministri në largim nuk nguroi që në 19 Mars të hapte edhe një tender me procedurë të përshpejtuar në vlerën e 800.000 eurove nga e cila u zgjodh një kompani anonime përmes negocimit të drejtpërdrejtë për blerjen e produkteve ushqimore, ndërkohe rezervat e shtetit ishin ne kapacitet maksimal.

Si për të dëshmuar se ky tender fsheh pas vetes thjeshtë dhe vetëm interesa të errëta korruptive, shërben fakti se 30.000 pakot ushqimore të dorëzuara nga kompania e tenderuar nuk u shpërndanë menjëherë tek qytetarët në nevojë, madje ishte e turpshme se si në këto pako ushqimore ishin kujdesur te kishte edhe hurma arabie por ndërkohë mungonte elementi kryesor dhe me i nevojshëm mielli.
Pra të nderuar qytetar në pakot e desitinuara për qytetarët në nevojë mungonte buka, ushqimi kryesor.

Qeveria në largim duhet ta dijë mirë se me aktin e kryer, duke i lënë qytetarët shqiptarë në nevojë pa mbështetje dhe të vetëm në këto kohë të vështira i ka veshur vetes një përgjegjësi të rëndë morale dhe ligjore!

Përgjegjësi nga e cila nuk do mund të shpëtoj dot askush!