Siri – Sulm me bombë në Pallatin e Drejtësisë, 25 të vdekur

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës me bombë në Damask të Sirisë. Sulmi ka ndodhur sot në Pallatin e Drejtësisë, njoftojmë mediat shtetërore.

Sulmi ndodhi në gjashtë vjetorin e fillimit të kryengritjes kundër presidentit Bashar al-Assad.

Ky shpërthim pason atë që ndodhi të shtunën ku rretg 40 persona mbetën të vrarë. Ende asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit.

Ajo që filloi si kryengritja e pranverës arabë sot ka tërhequr vëmendjen e fuqive botërore.

Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se më shumë se 320 mijë njerëz janë vrarë dhe mbi 11 milionë janë janë zhvendosur nga vendbanimet.
Sigal