Sipas Egjiptit nuk është ISIS përgjegjegjës për rrëzimin e avionit rus

440
Sigal

Një hetim është në proces pas rrëzimit të avionit rus në Sinai, që i mori jetën 224 personave në bord. 
Kryeministri egjiptian tha se shkaku i mundshëm mund të jetë një gabim teknik, duke hedhur poshtë pretendimet e militantëve të Shtetit Islamik që deklaruan se ishin përgjegjës për këtë tragjedi.
Megjithatë, tre linja ajrore – Emirates, Air France dhe Lufthansa – kanë vendosur mos të fluturojnë mbi Gadishullin Sinai derisa ngjarja të zbardhet e plotë.
Rusia po mban ditë zie sa fatkeqësisë së saj më të madhe ajrore.
Kutitë e zeza të avionit janë gjetur dhe do t’i nënshtrohen analaizave, thonë zyrtarët.
Ministri i aviacionit civil në Egjipt, Hossam Kamal tha se nuk ka pasur asnjë shenjë problem në bordin e fluturimit, duke kundërshtuar raportet e mëparshme se piloti kishte kërkuar të bënte ulje emergjente.
Ndërsa një zyrtar egjiptian tha se “përpara se avionic të humbte kontaktete me kontrollorët e trafikut ajror, piloti kishte thënë se avioni kishte probleme teknike dhe se po përpiqeshin të uleshin në aeroportin më të afërt”.