Silvio Berlusconi shtrohet sërish në spital

96
Sigal

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është dërguar në spitalin e Milanos.

Berlusconi, 86-vjeçar, doli nga spitali muajin e kaluar pas gjashtë javësh trajtim për një infeksion të mushkërive të lidhur me leukeminë kronike ‘mielomonocitare’ (CML).

Shëndeti i tij është përkeqësuar ndjeshëm viteve të fundit. Ai ka pasur operacion në zemër në vitin 2016, derisa kishte pasur trajtime të shumta në spital që kur u infektua me COVID-19 tre vjet më parë.