Shpërdoruan detyrën duke lejuar disa ndërtime pa leje, pezullohen nga puna tre inspektorë policie

93
Sigal

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar tre inspektorë policie në Gramsh, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtime pa leje.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit: T. R., 56 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet; Inspektor R. M., 54 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet dhe Inspektor L. Z., 52 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë, pas vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal e karakterit ndalues

Pezullimi i ushtrimit të detyrës a shërbimi publik”, për punonjësit e policisë në Komisariatin e Policisë Gramsh: Inspektor T. R., 56 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet; Inspektor R. M., 54 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet; Inspektor L. Z., 52 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet.

Hetimet ndaj tyre janë kryer nga AMP, nën drejtimin e Prokurorëve Pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pasi ata dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtime pa leje.