Me dashurinë për librin dhe qytetin

889
Sigal

SARANDË/ Ka kaluar paraditen e së mërkurës numri 100 i librave të dhuruar në bibliotekën e qytetit të Sarandës. Pikërisht, ky është edhe qëllimi i këtij shkrimi, se pas thirrjes sensibilizuese të bashkisë së qytetit për pasurimin e fondit, qytetarët janë përgjigjur duke rriskuar nga biblioteka personale dhe sot kaloi numri 100 i titujve të dhuruar. Dhe ky “thyes” rekordi, që mbetet në tentative është Kastriot Shenaj, që dhuroi 12 tituj librash që thyen 100-shin e titujve të dhuruar. Biblioteka e Sarandës ka qenë biblioteka më e pasur, jo vetëm e Shqipërisë, por edhe në Ballkan, e vlerësuar nga dokumentacioni i kancelarive të botës. Por viti 1997 e shkrumboi, e dogji, e shembi dhe sot ngrihet një pallat privat. Por Kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa, i hodhi sytë tek biblioteka, si hap i parë i dashurisë për qytetin dhe përzuri nga ambientet e disponuara nga bashkia ata që mbanin peng kulturën e qytetit dhe krijoi mjedise të një biblioteke me standarde bashkëkohore. Por mungon libri. Dhe kjo u sigurua nga sensibilizimi qytetar. Dhe do vijojë në të ardhmen akti human i dhurimit të librave nga biblioteka personale e qytetarëve. Sipas përgjegjëses së bibliotekës së Sarandës, Kozeta Idrizi, vajza e ish-shefit të Arsimit të Sarandës, Petrit Idrizi, tha se “kjo thirrje e institucionit tonë, ka gjetur vend në qytetarinë sarandiote dhe vijon dhurimi i librit. Duhet shtuar se, edhe dhurimi nga Kosova e Maqedonia nuk ka munguar, ku mund të themi se në fondin e bibliotekës ka mbi 25 tituj të dhuruar nga shqiptarët e diasporës. Biblioteka e Sarandës po merr fytyrën e saj, falë dashamirësisë qytetare, por duhet parë edhe ana financiare e lëvrimit të fondeve për bibliotekën”. Duke u ndodhur në ambientet komode bashkëkohore të kësaj biblioteke, në bisedë me Kastiot Shena, dhuruesi që arriti të prek shifrën 100 të librave të dhuruar, na thotë se, “këto libra flenë në shtëpitë tona. Pse të mos jenë në bibliotekën e qytetit se dikujt mund t’i duhen. Humanizëm është dhurata e librit. Do zoti dhe ky brez i ri i kthen sytë nga libri. Do jetë me fat Shqipëria po të arrihet edukata e leximit të librit”. Ndërsa përgjegjësja e bibliotekës, mësuesja e historisë, Kozeta Idrizi, thotë se, qytetaria sarandiote e tregon vlerën për bibliotekën me dhurimin e përditshëm të titujve të librave. “Kemi programe ambicioze për vijueshmërinë e ecurisë së bibliotekës, por kemi fillim të mbarë dhe fillimi i mbarë është gjysma e punës. Kemi arritur të kemi mbi 1500 ekzemplarë, por dhuratat do t’i shtojnë shifrat. Ëndërrojmë dhe synojmë të thithim edhe botën akademike në bibliotekë, se jemi qytet universitar, por këto janë projekte, por të besueshme se bashkia do t’i arrij”, tha Idrizi.