Shtetasit e Kosovës, të dhënë pas veturave, për dy muaj shpenzuan 25 milionë euro

349
Sigal

Qytetarët e Kosovës siç duket janë të pasionuar pas veturave të përdorura. Ndonëse janë konsideruar si shkaktarët më të mëdhenj të ndotjes së ambientit, fillimi i vitit 2019 ka shënuar importin më të madh të kësaj kategorie që prej hyrjes në fuqi të ligjit që ndalon importin e veturave më të vjetra se 10 vite. Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, gjatë muajit janar dhe shkurt të vitit 2019 janë importuar 2 mijë e 374 vetura të përdorura. Kurse, vetura të reja brenda kësaj periudhe kohore kanë hyre në Kosovë vetëm 372 copë. Vlera e përgjithshme e këtyre automjeteve llogaritet se është rreth 25 milionë euro. Në periudhën e njëjtë kohore të vitit 2018, ishin importuar vetëm 1.573 vetura të përdorura dhe 511 vetura të reja. Dogana e Kosovës ka rritur të arkëtojë për buxhetin e shtetit mbi 3 milionë euro vetëm nga doganimi dhe akciza, gjatë muajve janar dhe shkurt të këtij viti. Kjo vlerë ishte dukshëm më e vogël gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, ku ishin arkëtuar rreth 2 milionë e gjysme euro nga akciza dhe doganimi. Sipas të dhënave vlera e këtij importi për vitin e kaluar sillej pak mbi 20 milionë euro.