Tërmet me magnitude 4.6 në Romagna, mbyllen shkollat në Ravenna

260

Komuna e Ravenas në Italia ka njoftuar sot për mbylljen e shkollave pas lëkundjeve me magnitudë 4.6, që ndodhën pak pas mesnatës së kaluar.
Kishte kaluar vetëm pak minuta nga ora 12 e natës kur lëkundjet zgjuan banorët e Romagna.

++ Terremoti: Epicentro Ravenna, Magnitudo 4,6 ++

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar 11 km në lindje të Romagnas.

Sipas asaj që shkruan Instituti kombëtar i gjeofizikës dhe vullkanologjisë (ingv), magnituda ka qenë 4.6, me epiqendër në 25 km thellësi.

Gjysmë ore pas tërmetit të parë një tjetër lëkundje me magnitudë 3.0, ka ndodhur rreth 9 km nga Cervia. Shumë persona të frikësuar kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe kanë kaluar natën në rrugë. Lëkundjet e tërmetit kanë ndodhur në një zonë e konsideruar me rrezikshmëri të lartë sizmike, shpjegon INGV.
Në këtë zonë dhe në zonat përreth kanë ndodhur tërmete me magnitudë 5. Nëse i hedhim një sy historikut sizmik të Ravennas, tërmete të ndryshme kanë pasur intensitet që e kanë kaluar gradën e gjashtë të shkallës, pra me një intensitet shumë të lartë, që sjell dëme dhe shkatërron ndërtesat. Intensiteti më i madh historik, i njëjtë me gradën shtatë-tetë, ka ndodhur nga një tërmet i fuqishëm në 22 qershor të 1620.