Ngërçi, Kryeministri – Presidencë/ Kryeministri Rama vet-emërohet ministër i Jashtëm dhe i drejtohet Gjykatës Kushtetuese kundër Presidentit

534
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Kryeministri Rama (vet)emërohet ministër i Jashtëm dhe i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Presidenti Meta reagon: Nuk ka shtet të rremë, Shqipëri e para

Ngërçi institucional Kryeministri – Presidencë

Kryeministri Rama kërkon një zgjidhje, për të anashkaluar Presidentin Meta për postin e ministrit të Jashtëm. Dje ish-kryeministri Berisha deklaroi se ministrit Bushati i është mbajtur pasaporta diplomatike, që të mos udhëtojë jashtë Shqipërisë si ministër, ndërkohë që Cakaj, de fakto, kryen detyrat e ministrit të Jashtëm. Kryeministri Rama njoftoi dje, se do të (vet)emërohet ministër i Jashtëm. Kryeministri Rama ka dërguar në Presidencë edhe një herë propozimin për shkarkimin e Ditmir Bushatit nga numri një i diplomacisë shqiptare, kjo pasi Kreu i Shtetit, nuk e çdekretoi atë brenda afatit prej 7 ditësh që përcakton Kushtetuta. Gjithashtu në Presidencë mësohet se është dërguar edhe emri i kryeministrit Edi Rama, për të mbajtur njëkohësisht edhe postin e Ministrit të Jashtëm. Kryeministri Rama shkruan në Twitter: Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë që vjen shumë shpejt, do të jem de jure në këtë rol, sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit.

Reagimi i Presidentit Meta

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer një përgjigje kryeministrit Edi Rama, pasi deklaroi se do të merrte postin e ministrit të Jashtëm. Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit nënvizon faktin se për presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit. Në përgjigjen e tij, Presidenti Meta ka zgjedhur të përgjigjet me gjuhën e diplomatëve, ndërsa i drejtohet kreut të qeverisë me fjalët: NO MORE FAKE STATE. (nuk ka më shtet të rremë). “Presidenti në krye të punës. Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit. Shqipëria e para!”, – shkruan Presidenti Meta

Ja cilët ishin kryeministra dhe ministra të Jashtëm të qeverive shqiptare

Ismail Qemali 1912

Turhan Përmeti 1914

Iljaz Vrioni 1920 -1921

Pandeli Vangjeli 1921

Pandeli Vangjeli 1930 -1931

Ibrahim Biçaku 1944

Enver Hoxha 1946 – 1953