Habit Zuckerberg: “Së shpejti Facebook do t’ju lexojë edhe mendjen”

464
Sigal

Drejtuesi i Facebook, Mark Zuckerberg do që të ndërtojë një kompjuter që mund të lexojë mendimet e përdoruesve.

Sipas një raporti të ri, Facebook po zhvillon një teknologji që së shpejti mund të lexojë mendjen tuaj.

Në një të ardhme të afërt, ky sistem do t’i lejonte përdoruesit të bashkëveprojnë me mjedise të realitetit të shtuar duke përdorur vetëm trurin e tyre, pa tastiera, prekje ose gjeste të nevojshme.

Koncepti që Zuckerberg parashikon të sjellë, do të lejonte përdoruesit të lundronin në menutë, të lëviznin objekte në një dhomë “AR” ose madje të shkruanin fjalë me trurin e tyre.

Kjo mund të arrihet duke vendosur në kokë një pajisje që ngjan si kapelë e cila mund të analizojë rrjedhjen e gjakut dhe aktivitetin në tru.