Shqiptarit i bëhet atentat në mes të Athinës, autorët marrin peng taksistin por harrojnë “provën” kyçe (VIDEO)

187
Sigal

Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Athinë, rreth orës  20:00 në sheshin Attiki.

Mediat greke raportojnë se shqiptari i plagosur, identiteti i të cilit ende nuk dihet ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Athinë.

Ai ka një plagë me armë zjarri dhe dyshohet se u qëllua nga një makinë.

Autorë të sulmit dyshohet se janë dy emigrantë, të cilët menjëherë pas ngjarjes hipën në një taksi dhe nën kërcënimin e një arme e detyruan shoferin t’i çonte në stacionin e Larissas, ku ata u larguan. Zougla.gr shkruan se ata harruan një armë brenda automjetit, teksa u larguan me nxitim.

Policia po përpiqet të marrë një deklaratë nga shoferi i taksisë, i cili për momentin nuk është në gjendje të shpjegojë saktësisht se çfarë ka ndodhur, pasi është i tronditur nga ngjarja.

VIDEO/ Atentat shqiptarit në mes të Athinës, autorët marrin