Itali – Shqiptari arratiset nga burgu i Alessandrias, i dënuar për grabitje

492
Një i burgosur shqiptar me inicialet M.B është arratisur mëngjesin e së premtes nga burgu San Michele në provincën e Alessandrias.

Shqiptari ishte i dënuar me burg deri më vitin 2024 për krime të ndryshme si grabitje, falsifikime e rezistencë të dhunshme ndaj forcave të rendit.

Në momentin e arratisjes , i burgosuri shqiptar i cili ishte i punësuar si punonjës pastrimi në burgun e San Michele, po punonte mes murit rrethues të strukturës që lidhej me parkingun e jashtëm.

Duke përfituar nga mosfunksionimi i telekamerave të mbikqyrjes 35-vjeçari shqiptar arratiset pa lënë gjurmë.

Autoritetet e burgut informojnë se arratisja është favorizuar dhe nga mungesa e personelit mbikqyrës në këtë strukturë.

Në momentin e arratisjes ekzistonte vetën një punonjës i policisë së burgut, që i duhej të mbikqyrte 5 të burgosur që punonin në pjesën e jashtme të strukturës.

Policia italiane ka nisur menjëherë kërkimet.
Sigal