Shqiptari tentoi që të hynte me forcë në banesën e ish-të dashurës, përplaset fizikisht me policinë italiane dhe arrestohet

94
Sigal

Një 26-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka tentuar që të futet me forcë në banesën e ish-të dashurës së tij italiane.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari, pasi ishte zënë me ish-partneren, kishte kërkuar që të përballej me të. Por kjo e fundit nuk ia ka hapur derën, ndërsa i riu ka nisur që të hedhë vazot e luleve në tokë, gjë që ka alarmuar fqinjët e vajzës. Këta të fundit kanë njoftuar policinë.

Kur mbërritën karabinierët në vendngjarje, gjetën të riun në godinën e banimit, i cili po godiste me grusht derën e një shtëpie sepse donte të hynte. Pavarësisht ftesës për t’u qetësuar, ai i ka sulmuar fillimisht verbalisht, më pas fizikisht dhe për ta ndalur kanë përdorur një spraj paralizues. I riu shqiptar tashmë do të duhet të japë llogari për dëmtimin e tre karabinierëve.