Shqiptari me “Porsche” aksidenton 5 turistë në Budva, shpalllet në kërkim

452
Një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim në Mal të Zi, pasi ka aksidentuar me automjetin pesë turistë. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, drejtuesi i mjetit i ka goditur me makinën e tij “Porsche Cayenne” turistet ndërsa ishin në trotuar. Shtetasi shqiptar, L.M., për arsye të panjohura ka humbur kontrollin e makinës dhe ka kaluar mbi trotuar, ku ndodheshin rreth 20 turistë të cilët ishin duke u kthyer nga plazhi “sllovenska pllazha” dhe ka aksidentuar pesë prej tyre. Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa policia arrestoi personin tjetër që ishte në makinë. 
Sigal