Gjendet një trup i pajetë në Jalë të Himarës

442
Policia e qarkut të Vlorës ka njoftuar pasditen e sotme, se një ditë më parë në Jalë të Himarës ka gjetur në det të hapur një kufomë. Sipas një njoftimi për shtyp, trupi i pajetë është gjetur në vendin e quajtur Gjipe, rreth 1 milje larg bregut. Kufoma nuk është identifikuar ende dhe policia ka bërë publike të dhënat e saj, në funksion të identifikimit. 
Kështu: trupi është i seksit mashkull, fizik normal, i gjatë 1.75 m, flokë të thinjura dhe pak të rëna në pjesën e përparme të kokës, i moshës 50-60 vjeç dhe i veshur me pantallona blu të shkurtra dhe me vija anash.
Sigal