TRAGJEDI/ Autobuzi bie në kanal, vdesin 38 pasagjerë

176
Sigal

Një tragjedi e ndodhur në Indinë qendrore i ka marrë jetën 38 personave.

Një aksident fatal me autobusin që u zhyt në një kanal bëri që 38 pasagjerë të humbnin jetën.Sipas policisë lokale, autobusi, me 55 pasagjerë, ishte rrugës nga Sindhi për në qytetin Satna.

Shoferi i autobusit thuhet të ketë humbur kontrollin dhe është rrëzuar nga një urë në kanalin Sharda në shtetin Madhya Pradesh. Fatkeqësia ndodhi në rrethin Sidhi, rreth 560 kilometra në lindje të kryeqytetit të shtetit, Bhopal.

Duke folur për AA, Tulsiram Silawat, ministri i Burimeve Ujore në Madhya Pradesh, tha: “Unë jam vazhdimisht në kontakt me zyrtarët në vend. Ata kanë gjetur 38 trupa deri më tani”.

Sipas një njoftimi zyrtar, një ekip i personelit të Fondit Shtetëror të Reagimit në Fatkeqësi (SDRF) ka arritur në vend për një operacion shpëtimi.