Babai monstër mbyt 3 vajzat Nuk shpenzonte për t’i shkolluar

519
I ati nuk donte të shpenzonte për t’i arsimuar dhe gjen zgjidhje duke i mbytur tre vajzat e tij. Këto tre fytyra ëngjëllore binjaket Chashman dhe Aman të moshës 7 -vjeçare dhe Fiza 5 vjeç, mbrëmjen e së dielës u mbytën nga babai monstër Irshad Ahmed.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Chak Jumra, rreth 135 milje në veriperëndim të Lahore në Pakistan- raporton Daily Mail. Vrasja ndodhi pasi Ahmed i kërkoi bashkëshortes të shkonte në një ceremoni martesore vetëm me djalin për ti lënë vajzat në shtëpi, më pas sipas fqinjëve të familjes nëna është kthyer në shtëpi dhe i ka gjetur të tre trupat e vajzave të pajetë në shtrat ndërkohë që i ati autor i krimit ishte larguar.
Ndërkohë që policia e ka shpallur në kërkim autorin e kësaj ngjarje të rëndë.
Sigal