Mark Marku: Grykësia e Ramës hëngri edhe kripën e rrugës në Milot-Lezhë

161
Sigal

Në një intervistë televizive të zhvilluar mbrëmjen e sotme, drejtuesi politik i qarkut të Lezhës, Mark Marku, foli dhepër situatën e krijuar me bllokimin e rrugës Milot-Lezhë, duke hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë.

Pjesë nga intervista:

“Nuk mund tu thuhet qytetarëve që përmbytje ka pasur edhe përpara. Këta thonë ka pasur reshje të shumta. Më tha një specialist i fushës, që këta gënjejnë, sepse nuk ishin shirat më të mëdha. Por aty është bërë një gjendje permanente, që ta bëjnë qytetarin që të jetë në mëshirë të fatit, Por ne kemi krijuar qytetërimin që të na mbrojë natyra. Mund të thuash vitin e parë që ndodhi, por jo 8 vjet. Është çështje e infrastrukturës, e fondeve.
Por nëse ti i vjedh paratë, normalisht që uji do u mbulojë shtëpinë. Qytetarët aty mllefin e kanë, por nga që dinë që askush nuk ua zgjidh problemin, protestojnë vakët.
Bora ishte 20 cm. Unë atë dita isha në Fan, pastaj zbrita në Orosh, dhe mbeta në Rrëshen.20 cm borë në prill-maj bie edhe në Kosovë. U bllokua totalisht e gjithë jeta e qarkut. U prenë dritat ndejtën 18 orë pa energji.
Rruga Milot- Lezhë, është e tmershme të bllokohet dy ditë. Kompanitë të cilat bëjnë korrupsion me bashkinë, nuk hodhën kripë. Ne e pamë stuhinë 3-4 ditë përpara.
Këta hanë edhe kripën e rrugës.
Me 20 cm mund të kishte problem për 30 minuta, por jo rruga Milot-Lezhë, 10 km, që është fushore.
Gjithë Kurbini ishte pa drita. 18 orë kanë ndejtur në autobus në Milot-Lezhë.”

/Syri.net