Shpërthimi në kishën e Aleksandrisë: 11 të vrarë, 66 të plagosur

468
Sigal

Të paktën 11 persona janë vrarë dhe 66 të tjerë janë plagosur në shpërthimin e dytë që ndodhi sot në Egjipt ndaj pakicës së krishtere në vend.
Sulmi i dytë ndodhi përballë një kishe në qytetin verior të Egjiptit, Aleksandri.
Ky sulm erdhi vetëm disa orë pasi të paktën 26 persona u vranë në një shpërthim në kishë gjatë meshës për të Dielën e Larit në qytetin Tanta.
Shpërthimi i parë ndodhi në kishën “St George Coptic” në qytetin Tanta.
Vitet e fundit, pakica e krishtere e Egjiptit është sulmuar shpesh nga militantët islamikë.