Shpërthim i fuqishëm në një çisternë karburanti në Itali, 15 të plagosur

449
Sigal

Një shpërthim i madh ka ndodhur në një çisternë karburanti në rrugën  Salaria, pranë Borgo Quinzio, në Reatino të Italisë.

Duket se shpërthimi ka ndodhur në një cisternë të mbushur me lëng të ndezshëm brenda stacionit të shërbimit të karburantit, duke shkaktuar një zjarr të madh.

Sipas informacioneve paraprake, të paktën pesëmbëdhjetë persona u plagosën, duke përfshirë edhe  7 zjarrfikës.

Shpërthimi mund të ketë ndodhur gjatë operacioneve të shkarkimit të karburantit. Rruga Salaria është e mbyllur në të dy drejtimet.