Shkrimtarja e famshme, JK Rowling do të publikojë katër libra të rinj për Harry Potter

559
Sigal

Shkrimtarja e famshme JK Rowling ka njoftuar se do të publikojë edhe katër libra të rinj të Harry Potter online.

BBC” shkruan se librat do të publikohen muajin e ardhshëm duke i dhënë mundësinë lexuesve të zbulojnë më tepër për ‘historinë e pasur të magjisë’.

Faqja e internetit “Rowling’s Pottermore” do të publikojë tregimet, të cilat do t’i përkushtohen “të gjitha gjërave nga bota magjike”.

Secili do të ketë tema mbi mësimet e studiuara në Shkollën Hogëarts të Magjisë.

“Përgatituni për t’u zhytur thellë në historinë e pasur të magjisë (qoftë historia jonë Muggle, ose bota magjike e krijuar nga JK Roëling) me këtë seri të re të librave të shkurtër online”, thuhet në një deklaratë në faqen “Rowling’s Pottermore”.

Dy librat e parë do dalin më 27 qershor ndërsa libri i tretë dhe i katërt do vijë në versionin online së shpejti.

Të katër librat janë ilustruar nga artisti Rohan Daniel Eason dhe fillimisht do të jenë në dispozicion në anglisht, frëngjisht, italisht dhe gjermanisht.