Shkoi për të takuar 3 fëmijët e tij të vegjël, arrestohet shqiptari në Itali

192
Sigal

Një burrë shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi ka thyer urdhrin e dëbimit. 37-vjeçari u arrestua në vitin 2021 dhe u dëbua me vendim që të mos hynte më në Itali për 5 vjet.

Por shqiptari është arrestuar dje nga Karabinierët e Casarsa della Delizia në shtëpinë e prindërve të tij në Valvasone.

Sipas mediave italiane, shqiptari ishte justifikuar para policisë se kishte ardhur në Itali për të parë tre fëmijët e tij të vegjël pasi e kishte marrë malli.

Shqiptari do të dalë nesër para gjykatës dhe aty do të vendoset nëse ai do të qëndrojë në arrest shtëpie ose të përfundojë në burg.