Sherr për prostitucionin, plagoset me pistoletë 27-vjeçari shqiptar në Itali

390
Sigal

Një shqiptar është plagosur me armë zjarri nga një bashkatdhetar i tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Frosinone të Italisë përpara një lokali.

Shqiptarët kanë pasur një grindje të dhunshme midis tyre. Më pas një 37-vjeçar është larguar për një kohë të shkurtër dhe është rikthyer me një armë.

NOA

Në momentin që 27-vjeçari ka hyrë në makinë, ai e ka qëlluar me pistoletë në kokë, duke e lënë të plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të dy shqiptarët janë banues në Frosinone dhe të dy posedojnë një leje qëndrimi në territorin italian, shkruan “Ilmessaggero”.

Burri i plagosur u transferua në Poliklinikën “Umberto I” në Romë, ku iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal, i cili i ka bërë të mundur nxjerrjen e plumbit nga kafka.
Vetë 37-vjeçari pas krimit është dorëzuar në polici.

Nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të kontrollit të prostitucionit në këtë zonë.