Sherr me thika në Rimin, plagoset një shqiptar

484
Tre të rinj 18-vjeçarë, mes tyre dhe një shqiptar, rezident në qytetin e Komos, u përfshinë në një sherr të dhunshëm plazhin e Ricciones. Sipas medieve italiane, zotërimi i territorit në trafikimin e lëndës narkotike, ka qenë shkaku i një sherri të dhunshëm mes dy grupeve rivale italianë e afrikano-veriore, gjatë një koncerti të Radio Dee Jay, në sheshin “Roma”.
Mësohet se tre të rinjtë janë plagosur rëndë. Shqiptari 18-vjecar, rezident në qytetin e Komos është plagosur në gjoks nga një thikë ushtarake dhe i është nënshtruar një operacioni delikat kirurgjikal. Gjendja shëndetësore e shqiptarit është e rëndë, ndërsa dy të rinjtë e tjerë të plagosur, kanë marrë plagë të lehta në trup.
Sigal