Nishani: Nuk kam qenë kurrë me jaht në Jug

471
Zyra e shtypit e Presidentit të Republikës përgënjeshtron informacionet e botuara dje në mediat online lidhur me pushimet e tij të ditëve të fundit. Në një reagim për shtypin, i quan spekulime lajmet e publikuara dje, sipas të cilave ai ka pushuar në një jaht luksoz në jug të Shqipërisë bashkë me disa miq arabë.
“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nuk ka qenë kurrë në jug të vendit duke pushuar në një jaht luksoz. Ditën e shtunë, në datë 22 gusht 2015, Presidenti i Republikës ka pritur për një vizitë Babain Emir të Katarit, Lartësinë e Tij, Sheikh Hamad Bin Khalifa Al-Thani në qytetin muze të Gjirokastrës, ku e ka njohur mikun e veçantë me trashëgiminë e pasur kulturore dhe historinë e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Më tej, në deklaratë Presidenca e cilëson lajmin në fjalë si “shpërdorim vulgar të medias për shërbime qeveritare” dhe shton se institucioni i Presidentit të Republikës rezervon të drejtën për t’ju drejtuar gjykatës për shpifje dhe denigrim të figurës së Kreut të Shtetit.
Sigal