Shembet ura prej druri në Norvegji, një makinë bie në lumë, kamioni mbetet varur

172
Sigal

Dy persona janë shpëtuar pasi një urë rrugore prej druri u shemb në një lumë në jug të Norvegjisë.

Policia u njoftua pak pas orës 7:30 CEST për aksidentin në komunën Øyer. Shembja bëri që një makinë të bjerë në lumë, ndërsa një kamion u la në një pozicion pothuajse vertikal në një pjesë të shembur.

Drejtuesit e të dy automjeteve u shpëtuan dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, thuhet në njoftimin e policisë. “Nuk ka asnjë tregues se më shumë njerëz janë të përfshirë”, shtuan ata.

Ura gati 150 metra e gjatë lidh bregun perëndimor të lumit Gudbrandsdalslågen dhe fshatin Tretten.

Ajo u hap në vitin 2012 dhe shkaku i shembjes nuk ishte menjëherë i qartë.

“Është krejtësisht katastrofike, e pabesueshme,” tha kryebashkiaku  vendor Jon Halvor Midtmageli për gazetën Dagbladet. “Është gjithashtu urë mjaft e re dhe tani plotësisht i shkatërruar, e rrëzuar,” shtoi ai.