Shembet pallati në Marsejë, dy të plagosur, kërkohet për viktima

637
Sigal

Një pallat katër katësh është shembur në qendër të Marsejës në Francë. Sipas raportimeve të para të mediave franceze nuk dihet nëse ka viktima.

Bëhet fjalë për një ndërtesë banimi në rrugën “d’Aubagne”, në zemër të Marsejës e cila është shembur rreth orës 9:00. Forca të shumta zjarrfikëse dhe të shpëtimin janë aktualisht në vendin e ngjarjes duke kërkuar për njerëz, ndërsa zona është evakuuar.

Pallati Marsjee

Po kështu është dërguar dhe një njësi e qenve të kërkimit për të kontrolluar nën rrënoja për njerëz.
Flitet për dy të plagosur lehtë. Një grua është nxjerrë nga pallati e mbuluar nga pluhuri por e pa dëmtuar. Policia iu ka bërë thirrje njerëzve të evitojnë lëvizjen në zonë për t’u hapur rrugë forcave të shpëtimit.