Brenda festës së “çmendur” të manjatit australian

868
Travers “Candyman” Beynon me sa duket dëshiron që të mbahet mend për bëmat e tij legjendare. Manjati australiani është krahasuar me Hugh Hefner apo Dan Bilzerian për faktin se gjithë kohën rri i rrethuar nga femra.
Në pronën e tij në Helensvejl, Beynon organizoi një festë të “çmendur” të shtunën në mbrëmje, ku të ftuarat ishin të përzgjedhura nga vetë i zoti i shtëpisë raporton Daily Mail.
Ushqimi, pijet dhe argëtimi ishin falas, por pjesëmarrëset në festë fillimisht duhet të aplikonin me një foto për t’u pranuar. Në festë ishte dhe një DJ “topless”, ndërsa vetë “Candyman” erdhi me një motor uji, i veshur çuditshëm, me zinxhirë dhe pantallona lëkure.


Sigal