“Oreks i jashtëzakonshëm për këngë Krishtlindjeje”

550
Këngët e Krishtlindjes janë pjesë e pandashme e sezonit festiv, por kremtimet, gjithmonë e më të mëdha të fundvitit, kanë rritur edhe kërkesën e publikut për këngë të tjera, përveç atyre tradicionale.
Plot 300 pjesë të reja janë shkruar këtë vit nga kompozitorë modernë në Britaninë e Madhe dhe do të këndohen në kore, kisha, shkolla e transmetues televizivë.
“Ka një oreks të jashtëzakonshëm për këngë të tilla”, thotë një kompozitore e angazhuar për këtë qëllim, Roxanna Panufnik.
Frymëzimin, Roxanna e mori nga lindja e fëmijës së një mikeshe, por edhe nga vet besimi i saj katolik.
Megjithatë, krijuesit e këngëve të Krishtlindjes nuk janë gjithmonë besimtarë. Toby Huelin, një agnostik, ka kompozuar shumë të tilla për shkolla, e këtë vit ka nxjerrë 3 të reja.
“Për mua, e rëndësishme është muzika që bashkon njerëzit. Ajo është një prej gjërave më të bukura të Krishtlindjes”, thotë ai.
Ashtu si Panufnik, edhe Huelin ka arritur të zbulojë se këngët e Krishtlindjes janë një mënyrë ideale për t’i prezantuar muzikën moderne edhe audiencave më konservatore.
Me koret e mbytura nga kërkesat dhe mijëra njerëz që mbushin shërbesat e koncertet, kjo industri po njeh një lulëzim të veçantë në periudhën më të bukur të vitit.
Sigal