SHBA – Trump emëron Gjeneralin McMaster këshilltar të Sigurisë Kombëtare

524
Presidenti Donald Trump ka emëruar Gjeneralin e ushtrisë H.R McMaster si këshillatarin e ri të sigurisë kombëtare.

Presidenti e quajti McMaster “nje njeri me talent dhe eksperiencë të jashtëzakonshme”.

54-vjecari McMaster ka mbaruar Akademinë Ushtarake West Point dhe zëvendëson ish-këshilltarin Michael Flynn, i cili dha dorëheqjen pasi kishte dhënë informata të pavërteta për një bisedë që kishte zhvilluar me ambasadorin rus para se të fillonte mandatin administrata e re.

Dje presidenti Trump intervistoi katër kandidatë për këtë post, Gjeneralin McMaster, këshilltarin Keith Kellogg, gjeneral në pension; John Bolton, ish-ambasador i SHBA në OKB si dhe Gjeneralin Robert Caslen.
Sigal