Serbia njofton ashpërsim të masave anti Covid

234
Sigal

Qeveria serbe ka njoftuar ashpërsimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit. Duke filluar nga data 24 nëntor, orari i punës do të reduktohet deri në 18:00 për restorantet, kafenetë, baret e qendrat tregtare.

Gjithashtu, mbajtja e maskave mbrojtëse do të bëhet e detyrueshme.

Tubimet publike ku grumbullohen më shumë se 5 persona do të ndalohen, duke përjashtuar organizatat e punës, shkollat, dyqanet, qendrat tregtare dhe hapësirat e ngjashme, të cilat i nënshtrohen kufirit të caktuar për numrin e personave që duhet të jenë të pranishëm.

Të gjithë ata që mund të punojnë nga shtëpia, do të lejohen që ta “zhvendosin” zyrën e tyre në banesë.

Do të shtohen kontrollet për mbajtjen e masës në në automjetet e transportit publik. Po ashtu, do të ashpërsohen edhe kontrollet për zbatimin e karantinës nga personat e infektuar me COVID.

Këto masa janë të kufizuara në një periudhë prej 10 ditësh. Më pas do të rishikohen nën dritën e evolucionit të situatës epidemiologjike.