Dhunoi mjekun, arrestohet i riu në Elbasan

309
Sigal

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili gjatë ditës së djeshme ka goditur një mjek në spitalin e qytetit teksa ishte në krye të detyrës.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që policia bën me dije se gjithçka ndodhi në urgjencën e spitalit të Elbasanit.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: K.G., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi në urgjencën e spitalit Elbasan, ka goditur dhe kanosur me fjalë mjekun e gatshëm shtetasin Sh.K., 55 vjeç, banues në Elbasan”, bën me dije policia.