Sekuestrohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Veri të Mitrovicës

114
Sigal

Policia e Kosovës ka sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptovalutave në veri të Mitrovicës.

Gjatë ditës, është lokalizuar një shtëpi banimi në rrugën “Qeta e Minatorëve” ku në bashkëpunim me Doganën e Kosovës janë konfiskuar pajisjet.

“Pas pranimit të informacioneve relevante nga hetimet rajonale dhe të antidrogës së Policisë në Mitrovicë veri për aktivitete të dyshuara Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Rajonale e Mitrovicës veri sot me datë 9 maj 2023, rreth orës 11:00, me njësitet e saj, në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore kanë ndërmarr veprime operative me që rast është lokalizuar një objekt (shtëpi banimi) në rrugën “Qeta e Minatorëve” ku një person i dyshuar kishte në posedim pajisje për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në njoftimin e Policisë.