Britania do të paguajë edhe të vetëpunësuarit,për shkak të krizës nga koronavirusi

352
Sigal

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të paguajë edhe të vetëpunësuarit, për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Fillimisht autoritetet njoftuan se do të paguhet 80% e pagës (deri në 2500 paund) të personave që nuk mund të punojnë gjatë kësaj periudhe, për shkak të virusit vdekjeprurës, por pati kritika të shumta, që nuk ishin marrë parasysh edhe personat e vetëpunësuar.

Pasditen e sotme, kancelari Rishi Sunak, lajmëroi se “qeveria nuk e ka harruar” këtë kategori dhe se edhe të vetëpunësuarëve, do t’u  paguhet 80% e fitimeve të tyre mujore (duke llogaritur mesataren e fitimeve gjatë tre viteve të fundit), deri në 2500 paund.

Kjo skemë nuk përfshin personat që sapo kanë filluar punë si të vetëpunësuar dhe se ata duhet të drejtohen tek sistemi i ndihmës sociale.