Rusia njofton rihapje të pjesshme të kufijve

280
Sigal

Rusia njoftoi sot një rihapje të pjesshme të kufijve, të mbyllura që prej muajit mars për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri, sipas një dekreti të nënshkruar sot nga kryeministri.

“Rusët mund të dalin nga territori kombëtar për shkaqe mjekësore dhe profesionale, ndërkohë që shtetasit e huaj do të mund të vijnë për t’u trajtuar në Rusi ose nëse do të duhet të kujdesen për të afërmit”, theksoi kryeministri, Mihail Mishustin.

Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobianin premtoi gjithashtu se do të zbulonte vendimet (…) për të avancuar me lehtësimin e masave kufizuese në megapolin prej 12 milionë banorësh”, sipas një interviste në stacionin televiziv “Rossia 1”.

Më herët ai kishte njoftuar se pjesa më e madhe e masave kufizuese në qytet mund të hiqen me etapa deri më 1 korrik.

1 korriku përkon në Rusi me referendumin mbi reformën kushtetuese që do t’i japë presidentit, Vladimir Putin të drejtën për të kryer edhe dy mandate të tjera duke nisur nga 2024.