Rritet paga minimale në Greqi, Mitsotakis: Duke filluar nga 1 Maji do të jetë…

192
Sigal

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi një rritje të guximshme të pagës minimale në vend ku duke filluar nga 1 Maji paga bazë rritet në 713 euro, me një rritje prej 9.7%.

Sipas Protothemës, Mitsotakis nënvizoi se kjo është një rritje prej 50 euro në muaj e cila prek 650,000 punëtorë marrin një pagë shtesë në vit.

“Do të shmang deklaratat shqetësuese, në çdo vështirësi do të jem pranë jush”, u zotua kryeministri. Çështja shumë e rëndësishme për dhjetëra mijëra punonjës të rinj është diskutuar në takimin që Mitsotakis pati më herët sot në Pallatin Maximos me ministrin e Punës, Kostis Hatzidakis. Në këtë mbledhje u morën vendimet përfundimtare për masën e rritjes së pagës minimale pas vlerësimit të sugjerimeve të komisionit të ekspertëve.