Merkel: 5 miliardë euro për rimëkëmbjen e sektorit të automjeteve/ Tendenca drejt tranzicionit elektrik

249
Sigal

Industria gjermane e automjeteve, shumë e prekur nga pandemia e COVID-19, do të marrë deri në pesë miliardë euro nga ndihmat qeveritare për të kapërcyer krizën dhe për të vazhduar drejt tranzicionit elektrik.

Në përfundim të një takimi me përfaqësuesit e industrisë së automjeteve, qeveria e Angela Merkel njoftoi në një komunikatë se kërkon të zgjasë deri në 2025 ndihmat duke nxitur individët të blejnë një automjet elektrik, të tjerët të zëvendësojnë kamionët e vjetëruar apo për të zhvilluar stacionet elektrike të karikimit.

“Industria gjermane e automjeteve po pëson një ndryshim strukturor afatgjatë, i cili paraqet sfida të mëdha për kompanitë, rajonet dhe punonjësit “, theksoi zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert, duke shtuar se kompanitë e vogla dhe të mesme të furnizuesve, në veçanti, duhet të mbështeten gjatë transformimit.