Tërmet i fuqishëm në ishullin ku po pushon kryeministri/ Panik te qytetarët

921
Sigal

Një tjetër lëkundje e fuqishme toke është ndjerë sot në shtetin fqinj, Greqi.

Këtë herë herë epiqendra është larguar nga kryeqyteti dhe është në zhvendosur në ishuj.

Sipas të dhënave sizmiologjike nga Instituti i Gjeodezisë, tërmeti ka qenë 4.8 ballë i shkallës Rihter, me epiqendër ishullin Karpathos.

Lëkundjet sizmike u regjistruan 71 kilometra në pjesën lindore të ishullit në një thellësi prej 5 kilometra nën tokë.

Për vizitë në ishullin Karpathos ndodhet Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, i cili po qëndron që prej ditës së djeshme.

Mitsotakis u shpall ‘Qytetar Nderi’ i ishullit dhe do të qëndrojë deri të dielën.

Ndërkohë nuk raportohet për dëme materiale dhe as të lënduar.